Klubi i “Partizanit” njofton largimin nga skuadra të Masanga Matondo përmes një marrëveshje transferimi me vlerën 600 mijë euro. Klubi i kuqë njofton përmes rrjeteve sociale se “Partizani” ka arritur një marrëveshje me klubin nga Turqia të “Hatayspor” për transferimin e futbollistit 24-vjeçar. Sipas njoftimit të klubit, “Demat e kuq” do të kenë mundësi të përfitojnë dhe të ardhura të tjera në rast të një rishitje të lojtarit, pasi sipas marrëveshjes, klubi i kuq në rast të rishitjes së Matondo do të marrin 20% të vlerës. Kongolezi u bashkua si një lojtarë i lirë me “Demat”, pa paguar asnjë lekë, në janarin e 2022, për të qenë pika kyçe e mesit të fushës sezonin e shkuar. Ndërkohë që vlera e tij në treg llogaritej 500 mijë euro.