Orët e para të mëngjesit do të sjellin kalime të shpeshta të vranësirave të cilat do të gjenerojnë reshje të izoluara dhe të pakta shiu në ultësirën perëndimore. Ndërsa rrebeshe shiu do të ketë në zonat malore, pas mesditës pritet përmirësim i kushteve të motit në bregdet dhe zonat e ulëta NDERSA mbeten me reshje të pakta zonat malore të Shqipërisë, më të dukshme reshjet do të jenë në zonat Verilindore. Temperaturat e ajrit do të ulen sërisht në mëngjes, POR do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 31°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Shqipëria Moti-E Mërkurë, 30 Gusht 2023
RELATED ARTICLES