Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALESHENDETESI IA përshpejton zbulimin e mosfunksionimit të zemrës

 IA përshpejton zbulimin e mosfunksionimit të zemrës

Përdorimi i inteligjencës artificiale për të interpretuar imazhet nga një pajisje me ultratinguj mund të ndihmojë në përshpejtimin e zbulimit të mosfunksionimit të zemrës, sipas një studimi skocez. Shkencëtarët zbuluan se imazhet me ultratinguj të zemrës të interpretuara duke përdorur IA-në, përfshirë ato të marra me një pajisje dore, janë po aq efektive sa përdorimi i një makinerie tipike ultratinguj të drejtuar nga një ekspert në matjen e veprimit të pompimit të organit. Megjithatë, ndërsa një analizë standarde e një ekokardiogrami me një operator njerëzor zgjat rreth 30 minuta, IA-ja është në gjendje të interpretojë imazhet në vetëm një minutë. Studiuesit theksuan se ky është një reduktim i madh në kohën klinike dhe se ai ka potencialin të përshpejtojë ndjeshëm kohën e pritjes për diagnostikimin e mosfunksionimit të zemrës. Studimi u krye nga OPERA, një bashkëpunim midis Universitetit të Glasgow, AstraZeneca, NHS Greater Glasgow & Clyde dhe NHS Golden Jubilee për vlerësimin e efektivitetit të teknologjisë së IA-së te pacientët me probleme në zemër. Është vlerësuar se mbi një milion njerëz në Britaninë e Madhe vuajnë nga probleme të zemrës, një gjendje serioze ku zemra nuk është në gjendje të pompojë gjakun në trup siç duhet. “Rezultatet e fundit të OPERA tregojnë se përdorimi i IA-së për të interpretuar imazhet e ekokardiogramit mund të mundësojë një diagnozë të hershme”, sipas studiuesve. Analiza më e shpejtë e skanimeve mund të ndihmojë gjithashtu NHS-në të reduktojë kohën e pritjes dhe të ndihmojë në uljen e presioneve në sistemin e kujdesit shëndetësor. Studimi u prezantua në Konferencën e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë (ESC) në Amsterdam. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments