Monday, November 25, 2024
HomeAKTUALITETEuropa,Rajoni Moti-E Hënë,28 Gusht 2023

Europa,Rajoni Moti-E Hënë,28 Gusht 2023

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa në zonat Veriore, vranësirat do të jenë disi më të dukshme. Parashikohet që pasditja të vijojë me alternime kthjelliemsh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë republikën e Kosovës. Temperaturat e ajrit në orët e mesditës do të ngjiten deri në 32 gradë C në qytetin e Gjakovës.

Vijon; Republika e MV të jetë nën mbizotërimin intervaleve të gjata me kthjellime gjatë orëve të paradites POR pritet që herë pas here të ketë dhe vranësira të lehta prezente. Ndërsa pjesa e dytë e ditë do të shtojë gradualisht vranësirat në të gjithë MV POR nuk priten reshje. Temperatura minimale do të shënohet në Kumnovë 16 gradë C NDERSA maksimalja pritet në qytetin e Shkupit deri në 37 gradë C.

Europa Qëndrore dhe Ishujt Britanikë do të jenë nën mbizotërimin e motit të vranët dhe rrebesheve të shiut. Gjithashtu me vranësira të shumta të cilat pritet të gjenerojnë reshje shiu parashikohet të jenë Vendet Nordike dhe Lindja e kontinentit. Ndërsa Eurora Jugore PARAQITET nën ndikimin e masave ajore të qëndrueshme, të cilat sjellin dominim të kthjellimeve. Më të dukshme kthjellimet do të jenë në gadishullin Iberik dhe në brigjet e Egjeut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments