Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIPunëmarrësit lehtësohen nga barra e kontributeve nga 18 gushti

Punëmarrësit lehtësohen nga barra e kontributeve nga 18 gushti

Pas pak ditësh hyn në fuqi një nga ndryshimet e rëndësishme të taksës së punës. I botuar në Fletoren Zyrtare nr 116 të datës 3 gusht 2023, ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, lehtëson të gjithë punëmarrësit me pagë maksimale që preken nga kontributet shoqërore pas rritjes së pagës minimale. Pak kohë më parë, Televizioni publik ka analizuar raportin e rritjes së pagës minimale dhe maksimale në vite dhe ndikimin në taksën e punës. Më parë paga maksimale rritet me të njëjtën për qindje sa paga minimale. Do të thotë se, kur paga minimale të shkonte 45 mijë lekë, sipas planit të qeverisë, me një rritje prej 12.5%, ajo maksimale, sipas ligjit aktual, pritet të shkojë në gati 200 mijë lekë. Pra një rritjeje page minimale me 5 mijë lekë në vitin 2024 i përgjigjet një rritje page maksimale me 22 mijë lekë. Që do të thotë se do të ketë një peshë më të rëndë taksa e punës në të gjithë kategorinë e individëve që paguhen me pagën maksimale! Ligji i botuar që hyn në fuqi në 18 gusht 2023 sanksionon se “Pas datës 1.4.2023, paga maksimale, për efekt kontributi, rritet me të njëjtën masë dhe në të njëjtën kohë me masën që rritet paga minimale në shkallë vendi” Ky ndryshim ka lehtësuar, në mënyrë të konsiderueshme nga taksa e punës të gjitha ata që paguhen me pagë maksimale. RTSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments