Akademia e Studimeve Albanologjike bëri me dije se, sapo ka përfunduar sezoni i kërkimeve arkeologjike të vitit 2023, si pjesë e projektit “Dyrrachium në Antikitetin e Vonë”. Ky është një projekt i Institutit të Arkeologjisë (ASA), drejtuar nga prof. asoc. dr. Brikena Shkodra-Rrugia dhe asistuar nga bashkëpunëtorë të specializuar arkitektë, arkeologë të departamentit të Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore në Universitetin e Tiranës, si edhe studentë të arkeologjisë në Universitetin e Prishtinës. Realizimi i këtij projekti u bë i mundur falë mbështetjes shkencore dhe financiare të Institutit të Arkeologjisë, bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës dhe institucionet e saj të vartësisë si edhe mbështetjes së përhershme të Bashkisë së Durrësit përmes ndihmës së ofruar për rikthimin e hapësirës së gërmuar në gjendjen e para gërmimit. Gërmimi mundësoi dokumentimin e detajeve të rëndësishme arkitektonike dhe stratigrafike të cilat rivlerësojnë kohën e ndërtimit të këtij monumenti në gjysmën e dytë të shek.V si edhe konfirmojnë ndryshimin e destinacionit të kësaj hapësire të qytetit. Forumi Rrethor duket se përfaqëson një fazë të rëndësishme të monumentalizimit të një hapësire dikur me funksione domestiko/artizanale në qendrën publike shumëfunksionale të qytetit antik të vonë. Gjurmë të mëtejshme strukturore dëshmojnë format e ripërdorimit dhe përshtatjeve të hapësirave artizanalo-tregtare të Forumit Rrethor. Që prej fundit të shek.VI duket se ambientet perimetrale që qarkojnë kolonadën rrethore, përjetojnë një fazë ndërhyrjesh transformuese arkitektonike dhe funksionale. Tavernat e shek. VI fraksionohen me materiale të thjeshta të ripërdorura duke krijuar disa ambiente më të vogla të karakterit domestik, të dhëna të reja këto për fillimin e një faze tjetër transformimesh, të cilat do të zbehin gradualisht karakterin urban të qytetit. ATSH
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on