Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKievi: Nuk ka asnjë shpresë për të marrë avionët luftarakë F-16 këtë...

Kievi: Nuk ka asnjë shpresë për të marrë avionët luftarakë F-16 këtë vit

Ukraina ka hequr dorë nga shpresa për të marrë avionë luftarakë F-16 të prodhuar nga SHBA-ja këtë vit, pasi kanë kaluar disa muaj duke u bërë thirrje aleatëve perëndimorë për të dorëzuar avionin e avancuar për t’u mbrojtur kundër pushtimit rus. “Është e qartë se ne nuk do të jemi në gjendje ta mbrojmë Ukrainën këtë vjeshtë dhe dimër me F-16”, tha zëdhënësi i forcave ajrore, Yuri Ihnat. “Kishte shpresa të mëdha që ky avion të bëhej pjesë e mbrojtjes sonë ajrore dhe të na mbronte kundër raketave dhe dronëve ruse”, tha ai. “Një përparim, të paktën, ishte se pilotët dhe teknikët ukrainas mund të fillonin stërvitjen për përdorimin e avionëve në një të ardhme të afërt”, tha më herët Ihnat. Anëtarët e NATO-s, Holanda dhe Danimarka po udhëheqin një koalicion prej 11 vendesh për të trajnuar pilotët ukrainas për përdorimin e avionëve luftarakë perëndimorë. Përpjekja u nis në maj në samitin e G7 në Japoni, por trajnimi nuk do të thotë se F-16 do të dorëzohen në të vërtetë. Asnjë vend nuk është zotuar t’i dërgojë ato në Ukrainë deri më tani. Avionët nga stoqet në Holandë, Belgjikë, Danimarkë dhe Norvegji gjithashtu mund të dorëzohen në një datë të mëvonshme. Megjithatë, trajnimi i premtuar ende nuk është organizuar ndërmjet palëve të përfshira. Trupat ukrainase të përfshira aktualisht në një kundërofensivë për të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia po vuajnë nga mungesa e municioneve ajrore. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments