Tuesday, November 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREKalaja e Drishtit pjesë e projektit për rikualifikim nga FSHZH

Kalaja e Drishtit pjesë e projektit për rikualifikim nga FSHZH

Ndërsa sezoni turistik po shënon kulmin e tij, me vizitorë të cilët po shkojnë nga veriu në jug të Shqipërisë, Bashkia Shkodër orienton drejt një kalaje jo aq të njohur, sa ajo e Rozafës, por po aq me vlera: Kalaja e Drishtit. Kalaja e Drishtit është pjesë e një projekti që financohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, që synon rikualifikimin e lagjes së kalasë, brenda mureve të qytetit mesjetar, arredim urban për vizitorët, si dhe punime konservuese e restauruese në muret e kështjellës mesjetare. Po të udhëtosh nga Shkodra në drejtim të verilindjes arrin pas rreth 13 km në fshatin e sotëm Drisht që ndodhet në luginën e lumit Kiri, në krahinën e Postribës. Në Mesjetë ky lokalitet quhej Drivasto/ Drivastumi. Qyteti antik mendohet të jetë ndërtuar në periudhën romake si vendbanim përgjatë rrugës Shkodër-Gjakovë. Në antikitetin e vonë ishte një ndër fortifikimet kryesore të Shkodrës. Formën që ka sot kështjella mesjetare e ka marrë aty mes shek. XIII-XV, kur ky qytet ishte në fillim nën sundimin e familjes së Engjëllorëve dhe më pas nën zotërimin venecian. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments