Wednesday, April 23, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPutin pret integrimin e paktit AUKUS në NATO

Putin pret integrimin e paktit AUKUS në NATO

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se nuk përjashton mundësinë e integrimit të grupimit AUKUS në aleancën ushtarake të NATO-s për dominimin perëndimor në rajonin e Azi-Paqësorit. Duke iu drejtuar Konferencës së 11-të të Sigurisë Ndërkombëtare të Moskës përmes video-lidhjes, Putin tha se vendet perëndimore janë kundër formimit të një bote shumëpolare përmes konflikteve të vjetra, apo duke provokuar konflikte të reja për të parandaluar daljen e qendrave të reja të pushtetit. “Qëllimi i atyre që e bëjnë këtë është i qartë: të vazhdojnë të përfitojnë nga tragjeditë njerëzore, të nxisin popujt kundër njëri-tjetrit, të detyrojnë shtetet në bindje vasale brenda kornizës së sistemit neokolonial dhe të shfrytëzojnë pa mëshirë burimet e tyre”, tha ai. Anëtarët e NATO-s vazhdojnë të zhvillojnë potencial të ri sulmues, ndërkohë që shkatërrojnë sistemin ekzistues të kontrollit të armëve, zgjerojnë zonën e konfrontimit, e zhvendosin atë në hapësirën dhe fushën digjitale dhe përdorin mjete ushtarake dhe joushtarake të presionit, deklaroi Putin. Ai argumentoi se SHBA-ja kërkon të reformojë sistemin e ndërveprimit ndërshtetëror që është zhvilluar në rajonin Azi-Paqësor për të zgjeruar kontrollin e saj mbi rajonin. “Promovimi i të ashtuquajturave strategji Indo-Paqësore synon krijimin e shoqatave ushtarako-politike të kontrolluara nga Washingtoni. Nuk përjashtojmë që ato të çojnë në integrimin e plotë të forcave të NATO-s me strukturat e bllokut AUKUS që po krijohen”, tha ndër të tjera ai. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ