Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIItalianët mbushin brigjet shqiptare

Italianët mbushin brigjet shqiptare

Gati gjysmë milion italianë kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet këtë verë dhe kjo dyndje drejt brigjeve tona nuk ka kaluar pa u vënë re nga mediet e vendit fqinj. Përgjigjja duket e thjeshtë për të gjithë: kostoja e ulët me të cilën mund të pushosh në Shqipëri. Në këtë përfundim ka dalë edhe Mediaset, në një kronikë kushtuar këtij “fenomeni”. “Mbërrijnë me qindra persona në ditë, me valixhe të vogla ose me çanta shpine. Turistët italianë këtë verë po mbushin brigjet shqiptare. Janë gati gjysmë milion, sipas të dhënave të kryeministrit Edi Rama, të tërhequr nga kostot e ulëta të hotelit dhe restoranteve, dhe nga jehona në rrjetet sociale”, shprehet gazetarja italiane në kronikë. “Një natë këtu e kemi paguar 30 euro për person, përfshirë mëngjesin në një hotel me 4 yje. Java e mesgushtit në qendër të Sarandës, 200 metra nga deti.”, thotë një turist. “Sot është e pamundur të shkosh me pushime në Itali”, shprehet një tjetër. Saranda, pika më jugore e rivierës sonë, vetëm 9 kilometra nga Korfuzi, është destinacioni më i preferuar nga turistët italianë. Por sa kushton një çadër dhe dy shezlongë në Sarandë? 20 euro, ndërsa në Itali, sipas Mediaset, të paktën dyfishi. “Java më e shtrenjtë e sezonit turistik këtu kushton më pak se shtatë ditë qershori në Itali”, shprehet gazetarja. “Në Itali do kishim shpenzuar të paktën trefishin krahasuar me këtu në Shqipëri, prandaj e kemi zgjedhur edhe për këtë”, thotë një turiste. Diferenca në çmime ka padiskutim edhe tek ushqimi. “Dreka kushton mesatarisht 25 euro. Kursen më shumë për pjatat e peshkut, që kushtojnë nga 5 deri maksimumi 28 euro” Sipas operatorëve turistikë, fluksi i tanishëm është vetëm fillimi. “Vendi i shqiponjave duket se është gati për t’u nisur për fluturim”, thotë Mediaset. RTSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments