Japonia dhe SHBA-ja po kërkojnë të prodhojnë së bashku raketa moderne për të kapur predha hipersonike, sipas raporteve të mediave japoneze. “Kryeministri japonez, Fumio Kishida pritet të bjerë dakord për këtë plan me presidentin amerikan Joe Biden gjatë vizitës së tij në SHBA, të planifikuar të premten”, njoftoi sot agjencia japoneze e lajmeve “Kyodo”, duke cituar burime qeveritare. Armët hipersonike, të cilat Kina dhe Rusia i posedojnë, janë shumë më të vështira për t’u kapur për shkak të shpejtësisë dhe manovrueshmërisë së tyre të lartë. Presidenti i SHBA-së, Biden do të takohet të premten me Kishida dhe presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol për një samit tripalësh të sigurisë në Camp David, pranë Uashingtonit. Takimi i tre aleatëve pritet të fokusohet në lëshimet e përsëritura të raketave balistike të Koresë së Veriut dhe ambiciet në rritje të Kinës për ndikim në rajon. Tensionet në gadishullin korean janë rritur ndjeshëm kohët e fundit. Koreja e Veriut lëshoi kohët e fundit një raund tjetër raketash balistike drejt Detit Lindor, si Deti i Japonisë. Rezolutat e OKB-së e ndalojnë vendin e izoluar ndërkombëtarisht të testojë raketa balistike të çdo rrezeje. Në varësi të dizajnit të tyre, raketa të tilla mund të pajisen edhe me një kokë bërthamore. Koreja e Veriut pretendon gjithashtu se ka testuar raketa hipersonike, duke lejuar të ashtuquajturin glider hipersonik të lëshohet nga një raketë balistike. ATSH
Japoni-SHBA ,bashkëpunim në prodhimin e raketave moderne
RELATED ARTICLES