Qytetarët gjermanë po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë ulur, duke çuar në rreziqe serioze për shëndetin, sipas një sondazhi të kryer nga Universiteti Sportiv gjerman i Këlnit dhe shërbimi privat gjerman i sigurimeve shëndetësore DKV. Mesatarisht, qytetarët gjermanë kalojnë 9.2 orë në ditë pune ulur, gjysmë ore më shumë se gjatë pandemisë Covid-19, në vitin 2021. “Gjermanët po kalojnë kohë më të gjatë duke qëndruar ulur çdo vit”, shkruajnë autorët e udhëhequr nga shkencëtari sportiv me qendër në Këln, Ingo Froböse. Qëndrimi ulur për periudha të gjata kohore mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të tilla si diabeti i tipit 2, obeziteti dhe presioni i lartë i gjakut. Studiuesit pyetën 2 800 të rritur për aktivitetin e tyre fizik, dietën, konsumin e alkoolit dhe duhanit dhe nivelet e stresit. Sipas raportit, 17% e pjesëmarrësve arritën vlerat e synuara për një jetë të shëndetshme të gjithanshme, në të gjitha fushat e anketuara. Krahasuar me botimet e mëparshme të raportit, rezultatet e këtij viti shihen si një normalizim pas periudhës së koronavirusit”, thanë ata. ATSH
Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë rrit rrezikun e diabetit dhe obezitetit
RELATED ARTICLES