Tuesday, November 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREFesta e Lakrorit në Polenë,në fshatin e njohur të Korçës

Festa e Lakrorit në Polenë,në fshatin e njohur të Korçës

Amvisat e Korçës u mblodhën edhe këtë vit sërish bashkë në Polenë për festën e lakrorit. Gatimi tipik i zonës, lakrori me saç, apo lakrori me dy petë, ishte në çdo tryezë të kësaj feste në fshatin me traditë. Gratë polenake, por dhe të gjithë Korçës, e ruajnë me fanatizëm recetën e lakrorit që kërkohet nga shumë vizitorë në Korçë gjatë gjithë vitit. Mënyra e pjekjes është një prej elementëve që e bën unike shijen e këtij gatimi. Turistët e ardhur nga vende të rajonit kanë mbetur shumë të kënaqur nga këto ushqime tradicionale. Festa e Lakrorit, e cila organizohet çdo gusht me synim për të promovuar kulinarinë dhe traditën e Polenës, po tërheq gjithmonë e më shumë vizitorë, të cilët zgjedhin Korçën si destinacion të fundjavës. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments