Ndërgjegjësimi i fëmijëve për sigurinë e ushqimeve është në qendrë të vëmendjes së Autoriutetit Kombëtar të Ushqimit, (AKU). Specialistë të AKU-së në kuadër të fushatës kombëtare “Bashkë me fëmijët për sigurinë ushqimore”, u ndalën në Shëngjin, Lezhë. Gjatë bashkëbisedimit që zhvilluan me fëmijët, vunë theksin në rëndësinë e sigurisë ushqimore, leximin e etiketës, afatin dhe mënyrën e përdorimit të produkteve ushqimore. Fëmijët shfaqën interesim për të gjitha hapat e njëpasnjëshëm të një ushqimi, nga prodhimi primar deri tek konsumimi. Bashkëbisedimet e zhvilluara nxorën në pah interesin e fëmijëve mbi shëndetin e tyre si dhe elementet bazë të sigurisë ushqimore të cilat njihnin dhe praktikonin në shtëpi edhe në shkollë. ATSH