Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Veshjet popullore të shqiptarëve” në Shkodër

“Veshjet popullore të shqiptarëve” në Shkodër

Mbi 100 foto u ekspozuan sot në sheshin para bashkisë së Shkodrës në ekspozitën “Rikthim në traditë, veshjet popullore të shqiptarëve”, që solli një retrospektivë të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë. Mbi 100 fotot e kësaj ekspozite njëditore, e organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, shpalosin larmishmërinë dhe veçantitë e kostumeve popullore të mbarë trevave shqiptare si dhe sjellin në memorie figura të rëndësishme historike nën petkun e veshjeve popullore (prijës fisnorë, njerëz të letrave, mbrojtës të trojeve amtare). Bashkia e Shkodrës bëri të ditur se në këtë ekspozitë shëtitëse në qytete të ndryshme të vendit, rajoni i Shkodrës prezantohet përmes fotove të dinastisë Marubi. Më herët, ekspozita u hap edhe në Krujë, ku zgjoi kuriozitetin e vizitorëve të huaj, që këto ditë gushti kanë zgjedhur të vizitojnë Krujën, si dhe të qytetarëve të shumtë. Ata patën mundësinë të vrojtonin imazhe që shpalosnin larmishmërinë dhe veçantitë e kostumeve popullore të mbarë trevave shqiptare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments