Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREPunimet në Xhaminë e Plumbit

Punimet në Xhaminë e Plumbit

Problemi shumëvjeçar i përmbytjes së Xhamisë së Plumbit në Shkodër po gjen zgjidhje në kuadër të projektit që po zbatohet nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Fondacioneve të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga kantieri i punës në Xhaminë e Plumbit, monument kulture i kategorisë së parë, ndërtuar në vitet 1773-1774 nga Mehmet pashë Bushati (Plaku). Rama shprehet se puna vijon për kthimin e këtij tempulli jo vetëm besimtarëve, por edhe Shkodrës, si një tjetër destinacion atraktiv turistik. Problemi i përmbytjes do të mënjanohet përmes një sistemi drenazhimi, të organizuar mirë rreth ndërtesës dhe përmes krijimit të një sistemi kullimi të sigurt. Xhamia po i nënshtrohet restaurimit, duke ruajtur çdo element që e bën këtë ndërtesë unike, duke përdorur teknika dhe materiale origjinale. Protokolli për restaurimin e Xhamisë së Plumbit u nënshkrua nga ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti, gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në Turqi në janar 2021. Në kuadër të projektit të restaurimit, do të ndërtohet minarja, do të rinovohet mbulesa e plumbit si dhe do të realizohen punime suvatimi dhe druri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments