Wednesday, April 23, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREBotën mund ta vizitosh edhe pa hipur asnjëherë në avion

Botën mund ta vizitosh edhe pa hipur asnjëherë në avion

Torbjorn Pedersen u kthye në Danimarkë, pas një udhëtimi gati 10-vjeçar, pas një turneu të paprecedentë botëror dhe pa hipur asnjëherë në avion. Me tren, autobus, varkë ose më këmbë, Torbjorn, 44 vjeç, vizitoi 203 vende që nga nisja e tij më 10 tetor 2013 nga Danimarka deri në mbërritjen e tij në Maldive më 24 maj, destinacioni i tij i fundit. ”Jam i pari që e kam ndërmarrë këtë sfidë”, siguron ai. ”Jam shumë i lumtur që jam kthyer në shtëpi në Danimarkë, e kam ëndërruar këtë moment dhe ky është sot”, shton ai. “Jam në ankth për të ardhmen. A do të jem në gjendje të filloj punë si guidëë? Apo edhe të shkruaj një libër?”, tha ai gjithashtu për zbritjen e tij nga një anije me kontejnerë në portin e Aarhusit. I mbështetur nga donacione private dhe të korporatave, ky ish-ekzekutiv i transportit detar udhëtoi nëpër Evropën Perëndimore, më pas në Amerikë, Afrikë, Evropë Lindore dhe Lindjen e Mesme, përpara se të mbërrinte në Azi. Pas Mikronezisë në janar 2020, ai shkoi në Hong Kong ku mbeti i bllokuar për dy vjet për shkak të pandemisë Covid-19. Pasi u hapën sërish kufijtë, ai u nis sërish drejt Republikës së Palaut, më pas në Oqeani dhe ishujt e Paqësorit. Ai nuk mori kurrë makinë me qira dhe preferoi udhëtimet me autobus dhe tren. Sipas rekordeve botërore Guinness, britaniku Graham Hughes është i pari që ka udhëtuar rreth botës pa aeroplan, por udhëtimi i tij ishte ndërthurur me dy kthime në BM, gjë që danezi nuk e bëri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ