Një vezë e lashtë fosile flamingo mes 8,000 dhe 12,000-vjeçare është zbuluar në një kantier për ndërtimin e një aeroport të ri në Meksikë. Veza e ruajtur në mënyrë të jashtëzakonshme nga periudha e Pleistocenit (epoka gjeologjike që zgjati nga shek. 2.58 milion deri në 11,700 vjet më parë, që përfshin periudhën më të fundit të Tokës të akullnajave të përsëritura), është tepër e rrallë. Ky është zbulimi i parë i këtij lloji nga familja e flamingove Phoenicopteridae në Amerikë dhe i dyti në botë, sipas institutit të trashëgimisë meksikane INAH.Fosili i vezës së flamingos u gjet në një thellësi prej 31 centimetrash, gjatë ndërtimit për aeroportin e ri Felipe Angeles në shtetin e Meksikës. Veza fosile nënkupton se flamingot dikur lulëzonin në Meksikën qendrore. Lloji i sotëm amerikan i flamingos, i njohur për pendët e tij rozë të ndezur, gjendet kryesisht në Amerikën e Jugut, Karaibe, gadishullin Jukatan dhe bregun juglindor të Shteteve të Bashkuara. rtsh
Gjendet në Meksikë veza flamingo 12,000-vjeçare
RELATED ARTICLES