Stuhia ”Petar” do të sjellë shi dhe rrebeshe në Greqinë Perëndimore dhe Veriore. ”Parashikohet një interval moti i lagësht dhe i stuhishëm në pjesë të Greqisë Perëndimore dhe Veriore mes pasdites së të shtunës dhe ditës së dielë, pas mbërritjes së stuhisë ‘Petar’ në brigjet e Greqisë”, paralajmëroi Shërbimi Meteorologjik Kombëtar grek. Kjo do të sjellë reshje të dendura shiu dhe stuhi me rrufe dhe breshër duke prekur detin Jon, kryesisht Korfuzin dhe Paksosin duke u përhapur më vonë në perëndim dhe Greqinë Qendrore. Nga mbrëmja vonë e së dielës do të prekë edhe Peloponezin Veriperëndimor dhe në perëndim dhe në veri të Thesalisë.
Stuhia ”Petar” godet Greqinë
RELATED ARTICLES