Wednesday, November 27, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREKroçera “CLUB MED II” në Portin e Vlorës

Kroçera “CLUB MED II” në Portin e Vlorës

Kroçera “CLUB MED II “me 283 turistë nga vende të ndryshme si Francë, Belgjikë, Itali, Algjeri etj., mbërriti sot në radën e Portit të Vlorës. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme Detare turistët do të dalin me mjetet e vogla lundruese në portin e Vlorës për procedurat e nevojshme kufitare dhe më pas për të vizituar pikat e ndryshme turistike. Krocera CLUB MED II ka ardhur nga Zakinthos – Greqi ku do të qëndrojë deri në orën 18:00 në radën e Vlorës dhe më pas do të niset për në destinacion, Korfuz – Greqi. Qyteti i Vlorës mbetet një nga destinacionet më të preferuara për vizitorët vendas dhe të huaj. Mbërritja e kroçerave është pjesë e axhendës së Mesdheut, ku qyteti i Vlorës tashmë zë një vend të veçantë. Mjaft agjenci turistike janë përfshirë në këtë drejtim, ndërkohë që numri i tyre pritet të rritet më tej. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments