Kanadaja po planifikon të vendosë një paralajmërim në çdo cigare pasi u bë lider botëror në vitin 2001, duke vendosur një paralajmërim “të dëmshëm për shëndetin” në pakot e cigareve. Kanadaja njoftoi se do të nisë një zbatim të ri për cigaret që shiten në vend, me synimin për të reduktuar konsumin e tyre. Me zbatimin e ri pritet që cigareve t’u vendosen paralajmërime për dëmet e përdorimit të duhanit. Ky zbatim, i cili do të përfshijë paralajmërime si “Duhani dëmton fëmijët” dhe “Pirja e duhanit dëmton organet tuaja”, do të jetë i pari në botë. Paralajmërimet në anglisht dhe frëngjisht do të zbatohen deri në vitin 2024 për cigaret e gjata dhe 2025 për cigaret e zakonshme. Kanadaja u bë vendi i parë që vendosi paralajmërime në pakot e cigareve në 2001. atsh