Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVALajçak: Hap i rëndësishëm drejt deeskalimit të plotë

Lajçak: Hap i rëndësishëm drejt deeskalimit të plotë

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, e ka mirëpritur vendimin për zvogëlimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për 25%, në dhe përreth objekteve komunale në veri të Kosovës. Lajçak ka shkruar në Twitter se ky është një hap i rëndësishëm drejt deeskalimit të plotë të tensioneve në veri të Kosovës. “E mirëpres vlerësimin e parë të përbashkët të sotëm të sigurisë ndërmjet Policisë së Kosovës,EULEX-it në Kosovë dhe KFOR-it siç është rënë dakord në Bratislavë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt deeskalimit të plotë të tensioneve në veri të Kosovës”, ka shkruar Lajçak në Twitter. Policia e Kosovës ka njoftuar se nga nesër (e enjte) do të fillojë zvogëlimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për 25%, në dhe përreth objekteve komunale në veri. Kështu ka informuar sot Policia, me ç’rast është bërë e ditur se vendimi ka ardhur pas vlerësimit nga Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i. Numri i policëve rreth komunave veriore ka nisur të reduktohet, sipas një marrëveshje të arritur në Brastislavë mes Kosovës dhe BE-së. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments