Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEEKONOMITreguesi i besimit në tregti rritje me 1.6 % gjatë korrikut

Treguesi i besimit në tregti rritje me 1.6 % gjatë korrikut

Treguesi i besimit të biznesit dhe konsumatorit në sektorin e tregtisë (TBT) u rrit me 1.6 % në muajin korrik të këtij viti, duke arritur nivelin 15.6 % mbi mesataren historike. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, trendi pozitiv i këtij sektori pasqyron rritje të dy balancat formuese të këtij treguesi, ecuria aktuale e biznesit dhe pritjet për nivelin e punësimit. Sipas BSH-së, rritje shënuan edhe balanca të tjera të vrojtimit si gjendja financiare dhe shitjet për muajin në analizë. Në vrojtimin e publikuar nga Banka e Shqipërisë, mbi Treguesin e Ndjesisë Ekonomike, (TNE) vihet re rënia e TNE-së gjatë muajit korrik ndikua nga rënia e besimit në disa sektorë te ekonomisë gjatë këtij muaji, por që qendrojnë mbi nivelet mesatare historike. Kështu, treguesi i besimit të industrisë ra me 4.4 pikë përqindje në muajin korrik, pasi kishte shënuar rritje që nga muaji shkurt. Megjithatë, ky tregues qëndron 14.3 pikë përqindje mbi mesataren historike. Edhe treguesi i besimit në ndërtim regjistroi një kthesë rënëse me 12.1 pikë përqindje në korrik, duke ndërprerë prirjen rritëse që nga muaji shkurt. Megjithatë, niveli i tij vijon të qëndrojë në nivele të larta, 24 pikë përqindje mbi mesataren historike. Treguesi i besimit në shërbime pësoi rënie për të dytin muaj rresht, me 10.4 pikë përqindje në korrik. Megjithatë, edhe në këtë rast niveli i tij vijon të qëndrojë 16.4 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments