Tuesday, November 26, 2024
HomeSHKENCA DHE JETANASA në kërkim të anijes kozmike

NASA në kërkim të anijes kozmike

Agjencia Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës Amerikane (NASA) ka futur në përdorim një antenë të madhe satelitore në Canberra, kryeqytetin e Australisë, për të marrë sinjale nga anija kozmike Voyager 2, e cila humbi kontaktin pas dërgimit të një komande të gabuar. Gazeta “The Guardian” raporton se NASA dërgoi komandën e gabuar në anijen kozmike dhe se ajo po “bredh” në thellësi të hapësirës. Në përpjekje për të rivendosur komunikimin me anijen kozmike, NASA instaloi një antenë të madhe satelitore në Canberra. NASA tha se po përpiqej të merrte sinjal nga anija kozmike 19 miliardë kilometra larg. Ata thanë se duhen më shumë se 18 orë që sinjali nga anija kozmike të arrijë në antenë. Nëse sinjalet nuk vijnë, NASA-s do t’i duhet të presë që anija kozmike të risetohet automatikisht dhe të riparojë rrjetin e saj të komunikimit në tetor. NASA vazhdon të komunikojë me anijen e saj të dytë kozmike, Voyager 1, e cila është 24 miliardë kilometra larg në hapësirë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments