Në Laboratorin e Restaurimit të Veprave të Artit në Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Berat, ka nisur restaurimi i ikonës “Krishti kryejerak mbi fron”. Sipas DRTK Berat, ikona është gjetur në kishën e Shën Thanasit, në Karavasta të Lushnjes dhe ka si autor Gjergj Joan Çetirin. Proçesi i ndërhyrjes restauruese që po kryhet nga specialistët e DRTK-së, do të kalojë nëpër disa faza: Konsolidimi i pikturës së ikonës, dizinfektim, pastrim si dhe rivendosje e vernikut për mbrojtjen e pikturës së ikonës. Në laboratorin e restaurimit të veprave të artit në DRTK-Berat kryhet një përkujdesje e përditëshme në cdo detaj ndaj thesareve. Pak kohë më parë u restaurua një tjetër ikonë e çmuar, “Shën Mëria mbi fron”, me autor Kostandin Zografin. atsh