Autoritetet lokale në Pekin dhe në disa provinca të tjera në veri të Kinës kanë lëshuar alarmin më të lartë pasi tajfuni Doksuri solli reshje të dendura shiu në vend. Ky është tajfuni i pestë që godet Kinën këtë vit dhe dhjetëra mijëra njerëz janë zhvendosur në vende më të sigurta. Pekini dhe rajonet e tij përreth, përfshirë provincën Tianjin dhe Hebei, u prekën më së shumti nga tajfuni. Sipas “China Daily”, Qendra Kombëtare Meteorologjike riaktivizoi alarmin e kuq për shira të dendur në veri të vendit të dielën në mbrëmje. “Kjo është hera e dytë që lëshohet alarmi i kuq që nga vendosja e mekanizmit paralajmërues në vitin 2010”, sipas të përditshmes. “Global Times” me qendër në Pekin raportoi se 18 provinca kanë lëshuar alarme për shira të dendur që nga mëngjesi i së dielës. “Përafërsisht 130 milionë banorë në të gjithë vendin pritet të preken”, shtohet më tej. atsh
Tajfuni “Doksuri” godet Kinën
RELATED ARTICLES