Edhe gjatë ditës së Hënë; republika e kosovës do të PARAQITET nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant deri në orët e mesditës kur vranësirat bëhen të dukshme në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës duke rrezikuar shira të përkohëshëm në zonat Veriperëndimore të saj. Parashikohet që nata dhe mëngjesi pas-ardhës të ri-kthejnë sërisht motin e kthjellët në të gjithë Republikën e Kosovës.
MV për-gjatë paradites PARAQITET në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta POR orët e pasdites do të kenë kalime vranësirash te lehta nëpër të gjithë republikën e MV. Kjo situate e motit të kthjellët do të na shoqërojë, në mbrëmje dhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 34 gradë C. Prezenca e lartë e lagështirës në ajër do të bëjë që i nxheti të ndjehet edhe më shumë.
Do të PARAQITEN me vranësira dhe mini-stuhi ere dhe breshëri Europa Veriore dhe ishujt Britanikë. Gjithashtu; stuhitë tropikale do të MBETEN prezente në të gjithë Europën Qëndrore duke sjellë mjaft probleme nga shirat në formë shtërngate si edhe stuhitë e breshërit. NDERSA pjesa tjetër e kontientit Europian do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante.