Kryeministri suedez Ulf Kristersson deklaroi se është shumë i shqetësuar për djegien e Kuranit në vendin skandinav. ”Një seri e tërë protestash janë paralajmëruar për javën e ardhshme, të cilat mund të çojnë në djegien e Kuranit”, tha politikani i ”Partisë së Moderuar” në një konferencë për shtyp në Stokholm. Kristersson tha se tani i takon policisë të vendosë nëse protestat lejohen të vazhdojnë. “Nëse miratohen, ne kemi një numër ditësh me rrezikun e dukshëm që mund të ndodhin gjëra serioze”, tha Kristersson, pa përshkruar se çfarë donte të thoshte konkretisht. ”Qeveria do të ngarkojë 15 agjenci me forcimin e mbrojtjes kundër terrorizmit”, njoftoi ai. Veprimet islamofobike nga grupe të vogla në Suedi dhe Danimarkë, në të cilat u dogjën kopje të Kuranit, kanë shkaktuar së fundmi protesta të zemëruara dhe kërcënime në disa vende myslimane. atsh
Kryeministri : Shumë i shqetësuar për djegien e Kuranit
RELATED ARTICLES