Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAKosova,për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Kosova,për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Përmes një postimi në faqen zyrtare, ministri i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku ka bërë të ditur që Kosovën e ka vizituar sot Komisioni vlerësues i Komitetit Ndërkombëtarë të Lojërave Mesdhetare. Çeku tha se po punohet vazhdimisht që në vendin tonë të organizohet një prej ngjarjeve më të mëdha sportive në botë, raporton KosovaPress. Po ashtu, ministri Çeku tha se Kosova është kandidate serioze për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030. “Kosova kandidate serioze për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030. Po punojmë me përkushtim të plotë që në vendin tonë të organizojmë një prej ngjarjeve më të mëdha sportive në botë. Programi i Lojërave Mesdhetare përmban 24 sporte dhe pjesëmarrje të afër 5000 sportistëve. Tashmë jemi një hap para. Sot në vendin tonë filluan vizitën Komisioni vlerësues i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, kryesuar nga presidenti Julian Pace Bonello, dhe të përcjellur nga sekretari i përgjithshëm i ICMG-së, Iakovos Filippousis. Ata pritet të bëjnë vlerësim të gjendjes dhe zhvillojnë takime me zyrtarë të nivelit të lartë institucionalë për ta konfirmuar mbështetjen e tyre për organizim”, shkroi Çeku në “Facebook”. Ndërkaq, Çeku listoi edhe përfitimet e Kosovës nga ky organizim. “Konsolidim të imazhit shtetëror në arenën ndërkombëtare. Përforcim të përkatësisë dhe identitetit shtetëror. Infrastrukturë fizike të modernizuar. Ekonomi të ringjallur përmes krijimit të vendeve të reja të punës dhe zhvillimit të turizmit sportiv. Fuqizim të rezultateve sportive dhe zhvillim të qëndrueshëm të sportit në vend”, shkroi Çeku. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments