SHBA-ja do të ofrojë 345 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Tajvanin, njoftoi Shtëpia e Bardhë. ”Paketa do të përfshijë artikujt dhe shërbimet e mbrojtjes të Departamentit të Mbrojtjes, si dhe arsimimin dhe trajnimin ushtarak për Tajvanin”, shtoi ajo. Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Tajvanit shprehu vlerësimin për SHBA-në për paketën. ”Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me SHBA-në për çështjet e sigurisë në mënyrë që të ruajmë paqen dhe stabilitetin e ngushticës së Tajvanit”, tha në një deklaratë zëdhënësi i ministrisë, Sun Li-fang. SHBA-ja është e detyruar ligjërisht të mbështesë aftësitë mbrojtëse të Tajvanit për shkak të Aktit të Marrëdhënieve me Tajvanin, e vitit 1979. Ky veprim ka të ngjarë të shkaktojë zemërim nga Kina, pasi ajo e konsideron Tajvanin e vetëqeverisur pjesë të territorit të saj, pavarësisht se ishulli ka një qeveri të pavarur që nga viti 1949. atsh
SHBA 345 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Tajvanin
RELATED ARTICLES