Luftimet në Ukrainën Jugore janë shtuar në dy zona gjatë 48 orëve të fundit, sipas raporteve të shërbimeve sekrete ushtarake britanike. “Në jug të Orikhivit, luftimet janë përqendruar pranë fshatit Robotyne, në zonën e përgjegjësisë për Ushtrinë e Kombinuar të Armëve të 58-të të Rusisë”, tha Ministria britanike e Mbrojtjes (MM) në Londër në përditësimin e saj të përditshëm në Twitter. ”Tetëdhjetë kilometra në lindje, forcat ukrainase kishin arritur të mposhtin trupat ajrore ruse dhe të rimarrë fshatin Staromaiorske”, tha ajo. ”Ukrainasit gjithashtu kryen operacione sulmuese më në veri në pyllin e Serebryansk, në perëndim të Kreminës. Megjithatë, pak përparim është bërë atje”, theksoi ministria. Ministria britanike ka publikuar informacione të përditshme për rrjedhën e luftës që nga pushtimi rus në shkallë të gjerë në shkurt 2022. Moska akuzon Londrën për dezinformim. atsh
Luftime të ashpra në Ukrainën Jugore
RELATED ARTICLES