Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREKevin Spacey shpallet i pafajshëm

Kevin Spacey shpallet i pafajshëm

Aktori fitues i Oscar-it, Kevin Spacey, është shpallur i pafajshëm për akuzën e sulmit seksual kundër të katër burrave, pas një gjyqi në Gjykatën e Kurorës Southwark në Londër. Spacey lotoi kur gjykata e shpalli të pafajshëm. Ylli i Hollivudit, 64 vjeç, ishte në gjyq në Gjykatën e Kurorës Southwark i akuzuar për sulm seksual ndaj katër burrave në periudhën midis 2001 dhe 2013. Pas 12 orësh e 26 minutash, trupi gjykues e liroi Spaceyn nga shtatë akuza për sulm seksual. Aktori i “American Beauty” dhe “House of Cards” mohoi të gjitha akuzat duke thënë se akuzat kundër tij ishin “çmenduri” dhe “thikë pas shpine”. Gjykatësit hodhën poshtë pretendimet e prokurorisë se Spacey kishte kapur “në mënyrë agresive” tre burra dhe kishte kryer një akt seksual ndaj një burri tjetër, ndërsa ai ishte duke fjetur në banesën e tij. Ankuesit mohuan se kishin kërkuar përfitime financiare, përpjekje për të çuar më tej karrierën e tyre ose duke i dhënë dëshmi të rreme gjykatës. Një sërë emrash të njohur u përmendën gjatë procesit gjyqësor, ku këngëtari i “Rocket Man”, Elton John u thirr edhe si dëshmitar mbrojtës. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments