EU4Culture Albania dhe UNOPS Albania mbështetën organizatat e shoqërisë civile të cilat punojnë në fushën e zhvillimit social dhe ekonomik përmes trashëgimisë kulturore. 14 grante të dhëna, me një shumë totale prej 590,785.16 usd (thuajse 551,025.32 euro), do të financojnë iniciativat e OSHC-ve me qëllimin për të promovuar zhvillimin e artizanatit, turizmit inovativ dhe platformave digjitale. Gjithashtu në fokus të këtij programi është mbështetja edhe e aktiviteteve kulturore në bashkitë e Tiranës, Mirditës, Durrësit, Kavajës, Rrogozhinës dhe Krujës, asete të trashëgimisë kulturore të të cilave u prekën nga tërmeti i vitit 2019. EU4Culture Albania njofton se, kjo dhe shumë ngjarje të tjera mund të gjenden në numrin e ri të buletinit informativ “Delivering for development”. atsh