Tuesday, November 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURETKOB, në 6 muajt e fundit, 83 vepra në skenë

TKOB, në 6 muajt e fundit, 83 vepra në skenë

Drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit, Abigeila Voshtina ka bërë një rezyme të sezonit artistik të institucionit që ajo drejton. Përgjatë sezonit artistik janar-qershor 2023, TKOB vuri në skenë 83 vepra të shquara për artdashësit shqiptarë e të huaj. Prej tyre, 36 ishin premiera, sjellë për herë të parë në skenën shqiptare, ndërsa 47 vepra ishin rivënie në skenë. Sezoni artistik që sapo lamë pas ishte nga më produktivet e të suksesshmit për artistët e TKOB dhe Ansamblit Popullor. Shfaqjet janë ndjekur nga një numër i madh spektatorësh dhe biletat shiteshin në kohë rekord. Ky vit shënoi gjithashtu bashkëpunime të suksesshme me artistë të huaj që interpretuan në skenën e TKOB, por edhe vetë artistët shqiptarë interpretuan përtej kufijve, duke filluar nga bashkëpunimet me Operën dhe Filarmoninë e Kosovës e deri te suksesi i fundit në Varna të Bullgarisë me operën “Aida” të Verdit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments