Drejtoria e Përgjithshme e Doganave po bëhet gati për instalimim e një sistemit “ASYHUB”, për vlerësimin e riskut të transportit të mallrave në rrugë detare. Falë sistemit “ASYHUB” do të kryhet përpunimi para mbërritjes dhe para nisjes i ngarkesave detare dhe shkëmbimi dixhital B2G (Business-to-Government). Marrëveshja për financimin e projektit pilot mes qeverisë shqiptare dhe Home Office e Mbretërisë së Bashkuar është nënshkruar. Sistemi i siguron njësisë së kontrollit të portit mundësinë të kryejë vlerësimin e riskut dhe të përpunojnë të dhënat paraprake të ngarkesave, me synimin për të menaxhuar në mënyrë më efektive lëvizjen ndërkufitare të mallrave të rrezikshme dhe/ose të paligjshme, të përgatisin vendimin e çlirimit përpara se mallrat të mbërrijnë në portin e hyrjes/portit të daljes, duke mundësuar kështu lirimin e mallrave të zhdoganuara menjëherë pas mbërritjes. Përmes këtij sistemi të ri do të bëhet i mundur aktivizimi i shkëmbimit automatik të të dhënave ndërmjet ofruesve të të dhënave të anijeve dhe Administratës Doganore Shqiptare Po ashtu, kryhet shkëmbimi i informacionit në lidhje me zhdoganimin e anijeve, zhdoganimin e ngarkesave dhe zhdoganimin e mallrave. atsh