Studimi i fundit shkencor i botuar në revistën Nature ka identifikuar për herë të parë një lidhje të qartë midis krizës klimatike, bujqësisë dhe rënies shqetësuese të numrit të insekteve. Në fakt, studimi tregon se një pjesë e botës po shkon drejt një apokalipsi të insekteve! Por, çfarë do të ndodh nëse insektet do të zhdukeshin? Rënia e popullsisë së insekteve – Përdorimi i tepërt i tokës, burimeve dhe ngrohja globale po i shtyjnë ekosistemet e insekteve drejt kolapsit në disa pjesë të botës, sipas një studimi të botuar në revistën Nature.
Rënie shqetësuese – Në vendet ku këto ndikime janë veçanërisht të larta, numri i insekteve tashmë ka rënë me 50%, shton raporti. Për më tepër, është regjistruar një rënie prej 27% e llojeve të insekteve. Një rol jetësor – Insektet luajnë një rol jetik në ekosisteme dhe kriza klimatike po i shtyn në mënyrë eksponenciale ekosistemet drejt zhdukjes. Nga ana tjetër, planeti po përballet me një apokalips të insekteve. Insektet ndihmojnë prodhimin e ushqimit. Në fakt, gati 90% e specieve bimore të lulëzuara dhe 75% e specieve bimore të mbjella varen nga pjalmimi kryesisht nga insektet.
Thelbësore për ekosistemin – Edhe pse duken të parëndësishëm, insektet janë një zinxhir thelbësor për ekosistemin. Aq thelbësore, sa zhdukja e tyre mund të kërcënojë shëndetin e njeriut dhe sigurinë ushqimore, sipas One Green Planet. Roli i insekteve – Duke u ushqyer me dëmtues kërcënues për të korrat, insektet grabitqare kryejnë rolin e pesticideve pa kimikate. Në vetëm një ditë, disa insekte mund të gëlltisin një milion afide (insekte shumë të vogla që jetojnë në bimë në gjysmë hektari tokë bujqësore.
Pa ekosistem, pa insekte – Në të vërtetë, lloje të shumta insektesh mbështeten në bimësi për hije dhe mbrojtje. Dhe ndërsa bimët dhe ekosistemet vdesin, kështu do të vdesin edhe insektet. Zinxhiri ushqimor – Vlen të përmendet se insektet janë pothuajse në çdo zinxhir ushqimor. Shumë kafshë si zogj, lakuriq nate, amfibë dhe peshq hanë insekte. Shkencëtarët besojnë se rënia e numrit të insekteve dyshohet të jetë shkaku kryesor i pakësimit të popullsisë së shpendëve. RTSH