Aplikacioni TikTok mund të përballet me një ndëshkim ligjor në Australi pas dështimit për të paraqitur dokumente përpara një komiteti të Senatit që heton ndërhyrjet e huaja përmes mediave sociale. Senatori James Paterson, i cili kryeson komitetin, tha se TikTok nuk ka arritur t’i përgjigjet pyetjeve të komitetit dhe të paraqesë dokumentet e kërkuara. Komiteti kishte kërkuar nga TikTok që deri më 14 korrik të dorëzojë përgjigje për 15 pyetje në lidhje me procesin e mbledhjes së të dhënave të aplikacionit dhe qasjen e inxhinierëve kinezë në të dhënat e përdoruesve australianë. Sipas “Sky News”, çdo person që refuzon një urdhër të ligjshëm të komitetit të Senatit mund të gjobitet ose të burgoset deri në 6 muaj. Në prill të këtij viti, qeveria australiane i ndaloi zyrtarët e saj të përdorin aplikacionin TikTok në pajisjet e tyre. Zyrtarët e aplikacionit TikTok e quajtën vendimin “zhgënjyes”. Australia ishte vendi i fundit në aleancën e inteligjencës “Five Eyes”, që përfshin Australinë, Kanadanë, Zelandën e Re, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-në, vendet këto që ndaluan zyrtarët e tyre të përdorin aplikacionin kinez në pajisjet e tyre profesionale. RTSH
Australi, TikTok mund të përballet me një ndëshkim ligjor
RELATED ARTICLES