Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREWolsvagen dhe Tesla kryesojnë tregun europian

Wolsvagen dhe Tesla kryesojnë tregun europian

Shoqata e prodhuesve europianë të automjeteve njoftoi se në muajin qershor në Bashkimin Europian u shitën më shumë makina elektrike sesa ato me karburant. Pjesa më e madhe e tyre është shitur në Holandë, Francë, Belgjikë dhe Gjermani, ndërsa automjetet më të shitura rezultuan të ishin ato të kompanisë Tesla dhe Volswagen. Sipas ACEA-s, 1 në 5 makina të shitura në gjashtë mujorin e parë të këtij viti ishin po ashtu automjete Tesla, ndërsa Volswagen raportohet të ketë shitur mbi 217 mijë njësi, një rritje me 68% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Që nga fillimi i viti Volswagen ka konsoliduar pozicioni si shitësi më i madh i makinave në Europë, duke sunduar 26.1% të tregut. Kontinenti i Vjetër dëshiron që deri në vitin 2035 të ndalojë plotësisht shitjen e makinave diesel, dhe për të arritur objektivin janë vendosur penalitete për blerjen e tyre. Ndërkohë për makinat hibride që e ndotin më pak mjedisin, Be ka vendosur që blerësit e tyre të përfitojnë bonuse shtesë. Makinat me benzinë dhe ato hibride mbeten ende në krye të shitjeve me 158 mijë shitje, por shitja e atyre elektrike është rritur nga 10.7 në 15.1% të tregut. RTSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments