Temperaturat në Kinë kanë arritur një mesatare prej 35 gradësh Celsius, por kinezët nuk janë të shkurajuar, sipas adnkronos. ”Facekini” po vjen. Ventilatorë portativë apo kapele me ventilatorë të integruar janë të gjitha një zbulim i madh, në një Kinë ku temperatura e Tokës ka arritur në 80 gradë Celsius në disa zona. Moda e vërtetë që po pushton kinezët në plazhe është “facekini” apo një maskë e plotë e fytyrës e aftë për të thithur rrezet ultraviolet dhe për të parandaluar djegiet. “Krahasuar me para pandemisë, ky vit është shumë, shumë më i mirë se vitet e kaluara. Vëllimi i shitjeve është rritur padyshim”, raporton një shitës facekini. “Shumë konsumatore femra të Azisë Lindore preferojnë lëkurën e hapur dhe produktet mbrojtëse kundër diellit janë gjithashtu të njohura në vendet fqinje si Koreja e Jugut”, shton ai. “Shqetësimi kryesor që kam janë sëmundjet e mundshme të lëkurës ose zhvillimi i njollave të diellit”, tha studentja 17-vjeçare Li Xuyan, e cila mbante maska që mbulonin pjesën më të madhe të fytyrës. atsh
”Facekini” shpikja e fundit kineze kundër vapës
RELATED ARTICLES