Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIIbrahimaj:4 bashki në vështirësi financiare

Ibrahimaj:4 bashki në vështirësi financiare

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se stoku i detyrimeve të prapambetura është ulur me rreth 55 % në fund të vitit 2022, krahasuar me vitin e parë të zbatimit të reformës territoriale. Në konferencën për prezantimin e performancës së qeverisjes vendore për vitin 2022, Ibrahimaj tha se në terma real, stoku i detyrimeve të prapambetura në fund të vitit 2022 ishte 12.1 miliardë lekë, nga 5.4 miliardë lekë që ishte në vitin 2015. Ibrahimaj tha se ka disa bashki që kanë reduktuar stokun e detyrimeve me më shumë se 10 % në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021, ndër të cilat Belshi, Malësia e Madhe, Kuçova, Lezha, Konispoli, Vora dhe Poliçani. Megjithatë, sipas saj, bashkitë Vorë dhe Poliçan vijojnë të jenë me probleme dhe vështirësi financiare. Ajo theksoi se rritja e transfertës së pakushtëzuar nga ana e qeverisë ka garantuar stabilitet dhe parashikueshmëri në të ardhurat e të gjitha bashkive. “Në kuadër të rritjes së performances, ndër vite kemi pasur një rritje të transfertës së pakushtëzuar”, tha ministrja. Në kategorizimin e fundit të bërë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, sipas Ibrahimajt rezulton së janë me vështirësi financiare 4 bashki. “Kishin 10 bashki me probleme financiare, sot kemi 8 bashki. Nëse në 2021-shin kishim 7 bashki me vështirësi financiare, sot kemi 4 të tilla”, deklaroi ministrja. Sipas saj, 47 bashki kanë bërë një punë të vlerësueshme duke e ulur këtë stok në krahasim me vitin 2021. “Përmes strategjisë së re të decentralizimit 2023-2030 qeveria synon që të arrihen objektiva të qarta për decentralizimin dhe modernizimin e qeverisjes vendore”, u shpreh ministrja. Ministrja theksoi se bashkitë duhet të marrin masa për uljen e stokut të detyrimeve të prapambetura. “Ato bashki të cilat kanë detyrime të prapambetura dhe kanë një buxhet, i cili ende nuk është i alokuar, nuk është i kushtëzuar, do të kenë detyrimin që një pjesë të buxhetit ta kalojnë për të paguar detyrimet e prapambetura apo nënhuatë e garantuara nga qeveria”, u shpreh ajo. Sipas ministres, deri më datë 31 korrik bashkitë do të duhet të paraqesin një plan masash për përmirësimin e situatës. “Po shikojmë gjetjen e mekanizmave për incentivimin e bashkive që kanë performancë më të mirë”, nënvizoi ministrja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments