Monday, November 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETACameron: Për rrezikun e IA,paralajmëruar që në 1984

Cameron: Për rrezikun e IA,paralajmëruar që në 1984

Fituesi tri herë i “Oscar-it”, James Cameron, ka hedhur dyshime mbi aftësinë e inteligjencës artificiale për të shkruar ‘një histori të mirë’ ose skenar filmi, sipas “Daily Mail”. Duke reflektuar për chatbot-et e IA-së, si ChatGPT, që ndihmon njerëzit të shkruajnë e-mail-e, rezyme dhe madje edhe vepra të trilluara, regjisori 68-vjeçar, i njohur për shkrimet dhe regjinë e tij ne filmin “Titanic” në vitin 1997, tha se nuk njeh askënd që madje mendon që IA-ja mund të shkruajë një skenar. “Personalisht, nuk besoj se një mendje e patrupëzuar që thjesht ringjall atë që kanë thënë mendjet e tjera, të mishëruara për jetën që kanë pasur, për dashurinë, për gënjeshtrën, për frikën, për vdekshmërinë, dhe i bashkon të gjitha në një ngatërresë jashtëzakonisht jokoherente”, tha ai. “Duhet të jesh njeri për të shkruar”, theksoi Cameron. “Le të presim 20 vjet, dhe nëse një IA-ja fiton një “Oscar” për skenarin më të mirë, mendoj se duhet t’a marrim seriozisht,” tha me humor ai. Cameron shprehu shqetësimin se zëvendësimi i skenaristëve me IA-në do të çonte në një holokaust bërthamor. “Unë mendoj se armatizimi i IA-së është rreziku më i madh. Unë mendoj se ne do të futemi në ekuivalentin e një gare armësh bërthamore me IA-në, dhe nëse nuk e ndërtojmë atë, të tjerë me siguri do ta ndërtojnë, dhe kështu atëherë situata do të përshkallëzohet”, tha Cameron. “Imagjinoni një inteligjencë artificiale në një teatër luftarak, e gjithë kjo thjesht po luftohet nga kompjuterët me një shpejtësi, që njerëzit nuk mund të ndërmjetësojnë më, dhe ju nuk keni aftësi për të ulur tensionin”, shtoi ai.atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments