Banka e Shqipërisë publikoi normat e reja tavan të interesit të kredisë konsumatore për gjysmën e dytë të vitit 2023. Sipas ndryshimeve të përkohshme rregullatore që u miratuan në muajin mars, përditësimi i normës maksimale efektive të interesit për kreditë deri në 200 mijë lekë dhe për ato nga 200 mijë deri në 600 mijë lekë është pezulluar. Kjo nënkupton se NEI maksimal për këto kredi do të qëndrojë për një vit në nivelet ku ndodhet aktualisht, përkatësisht 118.96% për kreditë deri në 200 mijë lekë dhe 47.07% për fashën nga 200 mijë deri në 600 mijë lekë. Ndërkohë, për shumat deri në 200 mijë Lekë, NEI maksimal për overdraftet (paradhëniet) do të jetë 18.95%, nga 18.16% që kishte qenë për 6-mujorin e parë. Për kartat e kreditit, NEI maksimal do të jetë 28.23%, nga 27.18% që kishte qenë për 6-mujorin e parë të vitit. Për ovedraftet në intervalin 200-600 mijë lekë, NEI maksimal është rritur në 17.15%, nga 16.66% që kishte qenë në 6-mujorin paraardhës. Ndërsa për kreditë me vlerë nga 600 001 deri në 2 000 000 lekë NEI maksimal do të ulet ndjeshëm në 17.27%, nga 23.63%, që kishte qenë për 6-mujorin e parë të vitit. Norma efektive maksimale e interesit përfshin normën nominale të interesit, komisionet e aplikuara nga huadhënësi dhe të gjitha kostot e kredisë që i transferohen klientit. Aplikimi i një norme tavan interesi për kreditë konsumatore në Shqipëri nisi në fillim të vitit të kaluar. Sipas Bankës së Shqipërisë, arsyeja kryesore ishte mbrojtja e konsumatorit nga normat potencialisht abuzive të interesit, të aplikuara kryesisht nga disa institucione financiare jobanka. atsh
Norma e interesit rritet për overdraftet dhe kartat e kreditit,
RELATED ARTICLES