Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKampusi i Kolegjit të Europës në Tiranë

Kampusi i Kolegjit të Europës në Tiranë

Në Tiranë po vijon puna në ndërtesën ku do të ngrihet Kampusi i Kolegjit të Europës, një universitet me reputacion mjaft të lartë. Lajmi bëhet i ditur nga rektorja e Kolegjit të Evropës dhe ish-shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini. Ajo ka postuar në Twitter një foto së bashku me stafin që po punon për ngritjen e të parit universitetit evropian në vendin tonë, duke theksuar se “puna vazhdon”. Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka deklaruar se hapja e një kampusi të Kolegjit të Evropës në Tiranë është një sinjal se vendi ballkanik po i afrohet anëtarësimit në BE. “Kampusi i ri do të financohet nga Komisioni Evropian dhe aplikimet për studentët do të hapen në shtator 2023”, ka deklaruar në muajin mars Varhelyi. Kuptimi simbolik i vendimit për të hapur një kampus në Tiranë, sipas Varhelyi, ishte një sinjal i qartë se pranimi i Shqipërisë në bllok mund të ndodhë shumë shpejt, siç ndodhi në Poloni. Presidentët e Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Charles Michel mbështetën thirrjet e Shqipërisë për të ngritur një kampus të ri gjatë një samiti të liderëve të BE-së në Tiranë, dhjetorin e vitit të kaluar. Rektorja e Kolegjit të Europës Federica Mogherini nënshkroi më 7 qershor të këtij viti me ministren e Arsimit Evis Kushi, një memorandum bashkëpunimi që e anëtarëson Shqipërinë në Këshillin administrativ të Kolegjit të Europës. Shqipëria bëhet kështu vendi i parë nga të gjitha vendet aspirante për t’u integruar në BE që do të ketë një zë në qeverisjen e Kolegjit të Europës. Kampusi i Tiranës do të jetë një qendër rajonale e mësimeve të BE-së, por njëkohësisht do të tërheqë edhe studentë nga i gjithë kontinenti. Kolegji i Evropës është instituti i parë universitar në botë i studimeve pasuniversitare dhe trajnimeve në çështjet evropiane. I themeluar në vitin 1949 nga figura kryesore evropiane në vazhdën e Kongresit të Hagës, ka sjellë krijimin e Lëvizjes Evropiane. Kampusi i tij origjinal është në Bryzh, Belgjikë. Një kampus i dytë i kolegjit në Natolin (Varshavë), Poloni u krijua në 1992 përpara negociatave të pranimit të Polonisë me BE-në. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments