Udhëheqësit e Bashkimit Evropian, Amerikës Latine (AL) dhe vnedeve të Karaibeve do të përballen sot me detyrën e vështirë për të gjetur një qëndrim të përbashkët për luftën e Rusisë në Ukrainë, në një samit në Bruksel. Vendet e BE-së kanë lobuar për më shumë solidaritet me Ukrainën dhe synojnë të përfshijnë një dënim të luftës në një deklaratë të përbashkët që do të publikohet në fund të takimit. Vendet autoritare të krahut të majtë si Kuba, Venezuela dhe Nikaragua, mbështetës të fortë të Rusisë, do të jenë gjithashtu në tryezën e bisedimeve, në Bruksel. “Është e rëndësishme të thuhet se nuk mund të rishkruash historinë, që rusët sulmuan Ukrainën, ky është një fakt”, tha kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel. “Duhet t’i qëndroni së vërtetës”, shtoi ai. “Ndihem shumë i sigurt se do të arrijmë në një përfundim të favorshëm”, tha Ralph Gonsalves, kryeministër i Shën Vincentit dhe Grenadineve. Ai kryeson grupin e mbi 30 shteteve të Amerikës Latine dhe Karaibeve të përfaqësuara në Bruksel. Disa nga fuqitë më të mëdha ekonomike, duke përfshirë Meksikën, Argjentinn dhe Brazilin, gjithashtu kanë qenë gjithashtu më të pavendosur për të mbështetur Ukrainën sesa BE-në. Presidenti meksikan, Andrés Manuel López Obrador, presidenti brazilian, Luiz Inácio Lula da Silva dhe presidenti argjentinas, Alberto Fernández kanë dënuar agresionin rus, por janë përmbajtur nga vendosja e sanksioneve të gjera ndaj Moskës. Në vend të kësaj, ata kanë theksuar vazhdimisht pasojat e luftës, në çmimet e ushqimit dhe energjisë në mbarë botën. Shumë liderë të Amerikës Latine dhe Karaibeve po bëjnë thirrje për bisedime të paqes. atsh
Mosmarrëveshje BE-AL për luftën në Ukrainë
RELATED ARTICLES