Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPër të dytën ditë radhazi Greqia në ‘’luftë me zjarret’’

Për të dytën ditë radhazi Greqia në ‘’luftë me zjarret’’

Për të dytën ditë radhazi zjarrfikësit grekë janë në ‘’luftë me zjarret’’ në pyje që kanë rënë dje në katër zona të ndryshme të vendit. “Shqetësimi ynë kryesor është mbrojtja e jetës njerëzore”, tha zëdhënësi i zjarrfikësve, Yannis Artopios gjatë një konference për media sot. Sipas informacioneve të fundit, situata po përmirësohet në Atikë, pranë Korintit dhe në Kaparelli në Beoti, ndërsa fokusi është kryesisht në frenimin e flakëve në pyllin e Dervenohorisë, 50 km në veri të Athinës, në Beoti, ku 140 zjarrfikës me gjashtë aeroplanë dhe një helikopter. Sipas zëdhënësit të zjarrfikësve, zona e prekur nga flakët është zvogëluar ndjeshëm, por falë dobësimit të erërave. Në resortin bregdetar të Kouvaras, në Atikë, rreth 40 km në juglindje të Athinës, flakët u përhapën dje në qytetet e afërta Anavyssos dhe Lagonissi, të favorizuara nga erërat e forta. Zona është evakuuar dhe disa banesa janë dëmtuar nga flakët. Aktualisht në zonë janë të angazhuar 230 zjarrfikës me pesë helikopterë. Sipas transmetuesit Ert, tre vullnetarë të mbrojtjes civile nga komuna e Saronikosit janë shtruar në spital me probleme me shikimin, pasi janë goditur nga shkëndijat gjatë operacioneve për shuarjen e zjarrit. Në zonën bregdetare të Lutrakit, pranë Korinthit, rreth 30 shtëpi janë përfshirë nga flakët, si dhe një polic ka mbetur i plagosur gjatë operacioneve të shpëtimit të një familjeje, por nuk është në rrezik për jetën. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u largua para kohe nga samiti BE-CELAC, që po zhvillohet në Bruksel, për t’u kthyer në Greqi për shkak të emergjencës së zjarreve në pyje që kanë shpërthyer në zona të ndryshme të Greqisë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments