Sunday, November 24, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAArrat përmirësojnë shëndetin e zemrës

Arrat përmirësojnë shëndetin e zemrës

Arrat tashmë njihen zyrtarisht si të shëndetshme për zemrën sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Wollongong në Australi, i cili tregon se konsumimi i tyre lidhet me përmirësime të faktorëve të shëndetit të zemrës, siç është kolesteroli në gjak. Kërkimi sistematik i më shumë se 150 studimeve konfirmoi efektet e favorshme të konsumit të arrave në faktorët e rrezikut të sëmundjeve të zemrës si kolesteroli total, kolesteroli i lipoproteinës me densitet të ulët (LDL) dhe raporti LDL-kolesterol ndaj lipoproteinës me densitet të lartë (HDL) një tregues i rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Studiuesja Elizabeth Neale e Shkollës së Mjekësisë dhe Shëndetit të Universitetit shkruan në revistën Advances in Nutrition se studimi “kombinon rezultatet e shumë studimeve shkencore, duke treguar se konsumi i arrave lidhet me rrezikun e reduktuar të sëmundjeve kardiovaskulare dhe koronare të zemrës, pa efekte negative në pesha e trupit”. Studimi konfirmon se arrat janë një ushqim i shëndetshëm për zemrën, duke pasur parasysh përfitimet në nivelet e kolesterolit në gjak dhe raportin e kolesterolit HDL me LDL në trup, pasi ka ekzaminuar studimet e kontrollit të rastësishëm, të cilat sigurojnë nivelin më të lartë të provave shkencore. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments