Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEARSIMRritje graduale e kuotave për programin Mjekësi e Përgjithshme

Rritje graduale e kuotave për programin Mjekësi e Përgjithshme

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ishte sot në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për të prezantuar projektligjin për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë të studentëve që ndjekin programin Mjekësi e Përgjithshme në institucionet publike shqiptare. Duke folur për kontekstin mbi të cilin vjen nevoja dhe urgjenca në këtë projektligj, Kushi tha se, projektligji vjen për dy arsye. “Së pari, për të gjetur mekanizma të rinj, për të motivuar mjekët që të vazhdojnë të punojnë dhe kontribuojnë në Shqipëri dhe së dyti, për të plotësuar nevojat për mjekë, për të plotësuar mungesat në këto institucione dhe për të bërë një shpërndarje të drejtë në të gjithë vendin, përfshirë edhe zonat e largëta, aty ku në ato zona nevoja është shumë më e madhe.” “Por, po ti referohemi të dhënave të OECD, rezulton se deri në vitin 2022 numri total i mjekëve të diplomuar në Shqipëri, por që jetojnë dhe punojnë në vendet e OECD është mbi 1200 mjekë. Kryesisht dominon largimi drejt Gjermanisë, SHBA-së, Kanadasë, Italisë dhe Britanisë së Madhe. Shkalla e emigrimit vlerësohet të jetë 19.8 %, pra rreth 20 %. Që do të thotë në çdo 10 mjekë të rinj, dy prej tyre largohen drejt vendeve të huaja”, tha ajo. Aktualisht, shtoi Kushi, “janë 5400 mjekë që punojnë në institucionet tona shëndetësore, që mund të përkthehet në nevojën e plotësimit me mjekë për popullatën, ky tregues është në 1.93 mjekë për çdo 1000 mijë banorë. Një tregues që është ende shumë larg vendeve të OECD, por edhe më i ulët se sa treguesi i vendeve të tjera të rajonit”. “Konkretisht vende e rajonit e kanë 2.6 mjekë për 1000 banorë. Por edhe më shumë Akoma, Ambiciet tona janë t’i afrohemi dhe vendeve të OECD, ku ky tregues është 3.6 mjekë për çdo 1000 banorë. Treguesi ynë 1.93 është ende i ulët, çka sjell nevojën për të marrë edhe masa të tjera shtesë që janë marrë vitet e fundit”, theksoi Kushi. “Konkretisht për t’iu përgjigjur nevojave të sistemit nga njëra anë dhe për të parandaluar largimin e mjekëve drejt vende të huaja, ka nisur ndër vite rritja graduale e kuotave, për programin Mjekësi e Përgjithshme. Para pak vitesh, kuotat kanë qenë 250 për vitin e parë, në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës, ndërkohë që me rritjen graduale ne synojmë që në vitin 2024-2025 ky numër të shkojë në 500 kuota. Por edhe ky numër nuk mund të rritet pa kriter. Kuotat gjithmonë vlerësohen në varësi të infrastrukturës dhe stafit akademik dhe shumë treguesve të tjerë”, u shpreh Kushi. “Përveç masave të marra deri tani dhe me mekanizma të tjerë për të motivuar sa më shumë mjekë, ne mendojmë të domosdoshme prezantimin e këtij projektligji për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin studimet e mjekësisë të përgjithshme”, tha ajo më tej. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments