Kryesia e Akademisë së Shkencave ka bërë një njoftim për sa i takon zhvillimit të zgjedhjeve të reja në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, për funksionin e kryetarit dhe zëvendëskryetarit. Zgjedhjet do të zhvillohen konform Ligjit 53/2029, për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë dhe konkretisht neni 8, pika 2: Zgjedhjet për anëtarët e rinj të Kryesisë zhvillohen gjithmonë në fund të vitit. Për këtë arsye, Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, menjëherë pas pushimeve do të caktojë datën e zgjedhjeve në konsultim me Asamblenë e ASH-së, ndërkohë që vazhdon kryerjen e funksioneve të saj konform ligjit. atsh