Sunday, November 24, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAGoditjet nga temperaturat ekstreme

Goditjet nga temperaturat ekstreme

Në këto ditë temperaturash ekstreme, Instituti i Shëndetit Publik ka bërë publike një listë të simptomave të goditjes nga i nxehti, në mënyrë që njerëzit t’i diktojnë në kohë dhe të mund të ndërmarrin veprimet e duhura për të ulur rrezikun. Sipas ISHP, goditjet nga nxehtësia ekstreme janë një nga ndërlikimet më të vështira të stresit termik. Kjo gjendje shkaktohet në kushtet e temperaturës së jashtme dhe nivelit të lartë të lagështirës së ajrit, si dhe për shkak të punës me ngarkesë fizike. Nga ekspozimi intensiv i organizmit në diell shkaktohet rritje e menjëhershme e temperaturës së trupit, mbi 41 gradë, brenda një periudhe të shkurtër kohore 10-15 minuta. Shenjat e goditjes nga nxehtësia janë: Temperatura e lartë e trupit (mbi 40°C). Lëkura e thatë dhe e nxehtë. Frymëmarrja e vështirësuar. Takikardia – ritmi i shpejtë i zemrës (169/180 rrahje në minutë). Tensioni i ulët i gjakut. Marramendja, dhembja e kokës, lodhja. Përzierja e barkut dhe të vjellat, ngërçet, përhumbja, të ecurit e pasigurtë. Humbja e vetëdijes. Mungesa e djersitjes. Nëse tek dikush vërehen simptomat e goditjes nga nxehtësia është e domodoshme që brenda një kohe sa më të shkurtër t’i ulet temperatura dhe t’i ofrohet ndihma e parë e domosdoshme. Është e nevojshme që: Të dërgohet personi në një dhomë të ftohtë ose në hije. Të çlirohet nga rrobat e tepërta. Të freskohet duke ia larë faqet me ujë të ftohtë, duke e vënë në vende të freskëta dhe të ajrosura. Nëse është në gjendje të vetëdijshme t’i jepet të pijë lëngje (pa kafeinë dhe alkool). Gjithashtu rekomandohet zgjedhja e rrobave e përshtatshme për kushtet klimatike, pëlhurat e me ngjyra të çelta, materiale natyrore, rihidratimi i rregullt e freskimi i herëpashershëm. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments