Thursday, November 28, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREAkropoli pjesërisht i mbyllur

Akropoli pjesërisht i mbyllur

ATHINE, 16 KORRIK /ATSH-ANSA/ – EDHE AKROPOLI I ATHINËS DO TË JETË I MBYLLUR GJATË ORËVE MË TË NXEHTA TË SË NESËRMES DHE PËR TË TRETËN DITË RADHAZI. Kjo është bërë e ditur sot nga autoritetet greke për shkak të temperaturave të larta që mund të arrijnë deri në 41°C. Si ditën e djeshme ashtu edhe sot, trashëgimia botërore e UNESCO-s është përmbytur nga turistë, por pas vendimit të marrë nga autoritetet greke, nuk do të mirëpresë asnjë vizitor nga ora 11:30 deri në 17:30 me orën lokale. Që nga e enjtja, kur temperaturat nga termometrat filluan të rriten ndjeshëm, Kryqi i Kuq është vendosur në këmbët e Akropolit për të ndihmuar turistët që mund të jenë viktima të goditjes së diellit ose të fikëti dhe ka shpërndarë më shumë se 50 mijë shishe ujë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments